BOTA /

Sirena e panik / Alarm në Poloni e Rumani nga dronet rusë, ushtria rumune rrëzon 2 të tillë - VIDEO

Autoritetet rumune u dërguan një alarm urgjent banorëve duke i nxitur të qëndronin në një vend të sigurt. Dy avionë F-16 u ngritën nga baza ajrore e Feteştit për të monitoruar situatën.

Shkruar nga Versus

Sirena e panik / Alarm në Poloni e Rumani nga dronet rusë, ushtria

Autoritetet në Poloninë lindore, në zonën kufizuese me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të shtunën pasdite pas raportimeve për një kërcënim me dronë, ndoshta rus.

Në të njëjtën kohë, Forcat e Armatosura në Rumani u mobilizuan, duke raportuar se rrëzuan dy dronë rusë që hynë në hapësirën ajrore rumune nga Ukraina.

Sirena e panik / Alarm në Poloni e Rumani nga dronet rusë, ushtria

Autoritetet rumune u dërguan një alarm urgjent banorëve duke i nxitur të qëndronin në një vend të sigurt. Dy avionë F-16 u ngritën nga baza ajrore e Feteştit për të monitoruar situatën.

Avionë luftarakë polakë dhe të aleatëve u ngritën në ajër për t'u përballur me kërcënimin në Poloninë lindore.

Në të njëjtën kohë, Aeroporti i Lublinit dhe një zonë përreth tij u mbyllën, ndërsa sirenat e alarmit u dëgjuan në disa zona.

Sirena e panik / Alarm në Poloni e Rumani nga dronet rusë, ushtria

Forcat e Armatosura Polake thanë se avionët po merrnin pjesë në një operacion pranë kufirit me Ukrainën "për të garantuar sigurinë e hapësirës sonë ajrore".

“Këto veprime janë të natyrës parandaluese dhe synojnë sigurimin e hapësirës ajrore dhe mbrojtjen e civilëve, veçanërisht në zonat ngjitur me zonën e kërcënuar”, tha komanda ushtarake polake në deklaratën e saj.

Deklarata nuk përmendi asnjë shkelje të hapësirës ajrore polake, vëren Reuters.

Sidoqoftë, mobilizimi vjen vetëm tre ditë pasi Polonia rrëzoi dronë rusë kur ata kaluan në hapësirën e saj ajrore.

Shkelja nga dronët rusë ndodhi gjatë natës nga e marta në të mërkurën. Rusia tha se nuk e kishte synuar Poloninë.

 

 

Poll