BOTA /

Skandali me fondet e BE ‘shkund’ qeverinë greke, dorëhiqen tre ministra

Shkruar nga Versus

Skandali me fondet e BE ‘shkund’ qeverinë greke, dorëhiqen

Greqi- Skandali me fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë ka shkaktuar një valë dorëheqjesh në shtetin fqinj. Deri më tani mediat greke raportojnë se tre ministra grekë kanë paraqitur dorëheqjet e tyre, ndërsa dosjet e reja mbi skandalin po i dërgohen parlamentit.

Bëhet fjalë për Yiannis Kefalogiannis, Ministër i Mbrojtjes Civile, Kostas Tsiaras, Ministër i Zhvillimit Rural, dhe Dimitris Vartzopoulos, Zëvendësministër i Shëndetësisë.

Pas dorëheqjeve të tre anëtarëve të kabinetit, hapet rruga për riorganizimin e kabinetit, i cili pritet të shpallet në orën 12:30 nga zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis. Sipas informacioneve, riorganizimi i qeverisë do të zhvillohet sot, ndërsa betimi i anëtarëve të rinj të kabinetit është planifikuar për nesër. Gjithashtu, pritet që edhe Kostas Skrekas të japë dorëheqjen nga pozicioni i sekretarit të Demokracisë së Re. Versus.al

Poll