BOTA /

Sot shansi i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, çfarë pritet të ndodhë

Shkruar nga Versus

Sot shansi i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës,

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot sërish në përpjekjen e fundit për të zhbllokuar ngërçin institucional që ka përfshirë vendin që pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit për shkak se nuk janë gjetur shumicat e votave për propozimin e Vetëvendosjes që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryeparlamentare.

Në orën 14:00 do të mbahet seanca e 53-të. Gjykata Kushtetuese ka vendosur një masë të përkohshme ndaj veprimtarive të Kuvendit. Në rast se nuk arrin sërish të konstituohet, atëgerë Kuvendi mund të shfrytëzojë ditët e mbetura nga afati 30 ditor për konstituim, por nuk mund të marrë asnjë vendim tjetër.

Pra, nëse deputetët nuk arrijnë ta konstituojnë Kuvendin deri më 27 korrik, atëherë do të hyjë në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese. Nuk dihet ende çfarë pasojash do të ketë mos-konstituimi i Kuvendit të Kosovës brenda afatit të dhënë nga gjykata, por me shumë mundësi pritet që të ketë zgjedhje të parakohshme duke qenë se asnjëra parti nuk i ka mandatet e shumicës për të krijuar qeverinë. Versus.al

Poll