
Donald Trump e cilësoi si “një ditë të madhe” takimin në Shtëpinë e Bardhë, ku priten liderët europianë për të diskutuar situatën në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky.
Ai theksoi se nuk ka pasur kurrë kaq shumë liderë europianë njëkohësisht dhe e quajti këtë një “nder të madh për Amerikën”, duke shtuar se tani mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet e këtij samiti.
“Një ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë. Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë liderë europianë njëkohësisht. Një nder i madh për Amerikën. Tani do të shohim se cilat do të jenë rezultatet”, deklaroi Donald Trump në rrjetin e tij social Truth./Versus.al







