BOTA /

“Të dua!” – E reja shqiptare ndjek ekzekutimin në Teksas të bashkëshortit me injeksion, kishte vrarë dy persona

Tiana Krasniqi shpërthen në lot ndërsa ndjek nga afër ekzekutimin e bashkëshortit James Broadnax – rasti rikthen debatet për dënimin me vdekje në SHBA

Shkruar nga Versus

“Të dua!” – E reja shqiptare ndjek ekzekutimin në

“Të dua!” – ishin fjalët e fundit që Tiana Krasniqi i drejtoi bashkëshortit të saj, ndërsa ai po përballej me momentet e fundit të jetës në një burg në Texas.

E reja me origjinë nga Kosova ndoqi nga dhoma e dëshmitarëve ekzekutimin e James Broadnax, i dënuar me vdekje për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2008 në Dallas. Sipas autoriteteve, 37-vjeçari ishte shpallur fajtor për vrasjen e dy producentëve të muzikës kristiane, Stephen Swan dhe Matthew Butler.

Ekzekutimi u krye me injeksion vdekjeprurës në burgun Allan B. Polunsky Unit, vetëm pak ditë pasi çifti ishte martuar brenda ambienteve të tij. Ata ishin njohur në vitin 2024 përmes korrespondencës, një histori që tërhoqi vëmendjen e mediave.

Pas ekzekutimit, Krasniqi reagoi publikisht, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e zbatimit të dënimit. Ajo deklaroi se bashkëshorti i saj “vuajti shumë” gjatë procedurës, duke përmendur shenja fizike që, sipas saj, tregojnë për një proces të dhimbshëm.

“A është kjo drejtësi?” – ishte pyetja që ajo ngriti, duke kritikuar autoritetet amerikane.

Ndërkohë, rasti mbetet i diskutueshëm edhe për faktin se, sipas raportimeve, një i afërm i Broadnax kishte marrë përgjegjësinë për krimin në një fazë të mëvonshme, por kjo dëshmi nuk u konsiderua e mjaftueshme për të ndalur ekzekutimin.

Tiana Krasniqi, e cila studion për të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut në London, ka qenë e angazhuar në studimin e pabarazive në sistemin e drejtësisë në SHBA.

Ky rast ka rikthyer sërish në qendër të debatit çështjen e dënimit me vdekje në United States, duke ngritur pyetje mbi etikën, drejtësinë dhe mënyrën e zbatimit të tij – një temë që vazhdon të ndajë fort opinionin publik.

 

 

 

 

 

 

 

Poll