POLITIKË /

Marrëveshja 6 miliardë USD Shqipëri-SHBA/ Rama: Hap i madh për sigurinë, Vlora kthehet në nyje energjetike

Kryeministri thotë se Shqipëria do të furnizohet për 20 vite me gaz amerikan, rriten investimet në sektorin energjetik

Shkruar nga Versus

Marrëveshja 6 miliardë USD Shqipëri-SHBA/ Rama: Hap i madh

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë dhe pavarësisë energjetike të vendit.

Në podcastin “Flasim”, Rama bëri me dije se është nënshkruar një marrëveshje strategjike bashkëpunimi për zhvillimin e qendrës energjetike në Vlorë dhe furnizimin e Shqipërisë me gaz natyror të lëngshëm, në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja 6 miliardë USD Shqipëri-SHBA/ Rama: Hap i madh

Sipas tij, marrëveshja parashikon që Shqipëria të furnizohet me gaz të lëngshëm amerikan për një periudhë 20-vjeçare, çka pritet të ndikojë ndjeshëm në stabilitetin energjetik të vendit.

“Vlora do të kthehet në një nyje të rëndësishme energjetike”, u shpreh Rama, duke theksuar se paralelisht me këtë projekt do të rritet edhe volumi i investimeve të reja në sektorin energjetik.

 

 

 

 

 

 

 

Poll