POLITIKË /

‘’Jam artisti më i mirë në botë mes kryeministrave’’, Rama krah Zahos prazanton pikturat e tij në Berlin

Shkruar nga Versus

‘’Jam artisti më i mirë në botë mes

Një diplomat që interviston një kryeministër. Një mbrëmje e pazakontë në Berlin ku kryeministri Edi Rama ka prezantuar 13 pikturat e tij në selinë e ambasadës italiane dhe është intervistuar nga ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

I shoqëruar nga djali i tij i vogël, Zaho, kryeministri foli rreth periudhave të ndryshme të jetës së tij me rastin e ekspozitës personale ‘’Krizalizimi’’. Gjatë përgjigjieve të dhëna ndaj ambasadorit, Rama nuk i kurseu batutat.

"Unë jam artisti më i mirë në botë midis kryeministrave dhe kryeministri më i mirë midis artistëve!" u shpreh Rama duke përsëritur një deklaratë të thënë edhe në evente të tjera.

Në vazhdim kreu i qeverisë foli për Bashkimin Europian dhe ndryshimin e trajektores që zgjerimit që pas luftës së nisur në Ukrainë.

“Më parë, ata thoshin fjalët e duhura, por veprimet nuk pasuan. Kur erdhi pushtimi, ata e kuptuan se të gjitha palët jashtë bllokut mund të humbisnin.”

Megjithatë duke e konsideruar metodën evropiane si shumë të ngadaltë Rama tha se duhet një ndryshim i mëtejshëm i ritmit, ndërsa tha se Shqipëri nuk mund të bëhet si Gjermania.

“Ne duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Dhe do të ecim përpara sepse kështu përmirësohemi. Lajmi i mirë është se ne kurrë nuk do të bëhemi një Gjermani, sepse nuk jemi të aftë për këtë. Por një ‘Itali e vogël’?” shtoi Rama. Versus.al

Tags:

edi rama

Poll