POLITIKË /

PD nis garën për kryetarin e ri, ja çfarë kriteresh duhet të plotësojnë kandidatët që do të jenë përballë Berishës

Shkruar nga Versus

PD nis garën për kryetarin e ri, ja çfarë kriteresh duhet

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të saj, duke hapur kështu garën brenda forcës politike.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), i cili ka përcaktuar edhe të gjithë hapat që do të ndiqen gjatë procesit zgjedhor.

Sipas dokumentit zyrtar, afati për dorëzimin e kërkesave për kandidim, së bashku me dokumentacionin përkatës, është vendosur më 30 prill, ora 12:00.

Kandidatët që synojnë drejtimin e partisë duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim, shprehje interesi, CV-në e tyre dhe formularin e pastërtisë së figurës.

Procesi pritet të shënojë një etapë të rëndësishme për të ardhmen e drejtimit të partisë opozitare./Versus.al 

PD nis garën për kryetarin e ri, ja çfarë kriteresh duhet

PD nis garën për kryetarin e ri, ja çfarë kriteresh duhet

 

 

Poll