MAGAZINË /

Selin e paralajmëroi për padi në gjykatë, Rogerti: Edhe gjyqtarin do ta bëj të kërcejë

Shkruar nga Versus

Selin e paralajmëroi për padi në gjykatë, Rogerti: Edhe

Pavarësisht përfundimit të Big Brother VIP 5, disa debate mes banorëve të shtëpisë duket se do të vijojnë edhe jashtë. Pasi fituesja e edicionit, Selin Bollati tha në emisionin ‘’Goca dhe Gra’’ se mund ta cojë në gjykatë çështjen sa i takon përdorimit nga ana e Rogertit të vargjeve që u bënë viral “ala-ja Selina, ala-ja Dubai”, ka reaguar edhe vetë ish-banori.

Në një intervistë me Ilnisa Agollin, Rogerti u shpreh i prerë lidhur me mundësinë që të përballet me Selin në gjykatë: “Unë i them atyre paçi fat, edhe shihemi në gjykatë. Shihemi në gjykatë moj motër.”

Madje, me tone ironike, Rogerti shtoi: “Në gjykatë? Duke qesh dhe duke kërcy këngën. Tani të jemi të pastër… edhe gjyqtarin kam për ta bërë për të kërcy me mu.”. Versus.al

Poll