
Avokatja Alesia Balliu ka dorëzuar sot në selinë e PD kandidaturën e saj për zgjedhjet që mbahen së shpejti për kreun e Partisë Demokratike. Por në postimin e publikuar prej saj, ajo shprehet se askush nuk kishte marrë përsipër që t’i pranonte shkresën për dorëzimin e kandidaturës.
Ndërsa nuk u kursye me akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha duke e cilësuar këtë të fundit si ‘’frikacak’’, Balliu tha se refuzimi për të marrë kandidaturën e saj tregon mungesën e garës së ndershme.
Postimi i plotë:
Berishë Frikacaku!
Berishë burrat në veri nuk i shmangen garës dhe nuk i druhen përballjes përkundrazi, e kërkojnë atë.
Por sot, ajo që po ndodh brenda Partisë Demokratike është zhgënjyese.
Kam dorëzuar një kërkesë zyrtare për të hyrë në garën për kreun e PD-së, dhe askush nuk po e merr përsipër ta pranojë.
Ky nuk është thjesht një refuzim është një tregues i qartë i mungesës së transparencës dhe garës së ndershme.
Berishë gjithmonë ka një moshë të koritesh por ti zgjodhe moshën më të keqe.
PD do ju kthehet demokratëve mos e harro kurrë, nuk do e gëzosh atë parti Sali Berisha. Versus.al

