BOTA /

Të shtëna me armë në Times Square, tre të plagosur! Kaos në sheshin e famshëm të New York-ut

Shkruar nga Versus

Të shtëna me armë në Times Square, tre të plagosur!

SHBA- Sheshi kryesor i New York-ut, mes destinacioneve më të njohura turistike në botë, është përfshirë nga kaosi si pasojë e të shtënave me armë zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Tre persona mbetën të plagosur, konkretisht një 19 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një vajzë 18 vjeçare e cila pësoi gërvishtje në qafë nga plumbi.

Zëdhënësja e policisë deklaroi se ata nuk janë në rrezik për jetën.

Të shtënat ndodhin në kohën e fushatës zgjedhore për kryebashkiakun e qytetit, ku lufta kundër kriminalitetit është një nga temat kryesore. Një person është arrestuar për ngjarjen dhe po pritet zbardhja e shkakut që e bëri të hapte zjarr në mes të sheshit të madh. Versus.al

Poll