BOTA /

Teknologjia tregon se si Donald Trump i shpëtoi vrasjes

Videoja tregon se si kandidati për president të SHBA-së u kursye nga më e keqja sepse pak para plumbi të largohen nga arma e Crooks ai ktheu kokën djathtës.

Shkruar nga B.SH
Teknologjia tregon se si Donald Trump i shpëtoi vrasjes
Momente nga atentati i Donald Trump

Një video e cila po bën xhiron në media sociale tregon se si Donald Trump arriti të shpëtojë kur u qëllua nga 20 vjeçari Thomas Mattheë Crooks në Pensivali.

Videoja tregon se si kandidati për president të SHBA-së u kursye nga më e keqja sepse pak para plumbi të largohen nga arma e Crooks ai ktheu kokën djathtës.

Në të njejtën video është regjistruar se nëse Donald Trump do të kishte vazhduar të shikonte drejt turmës së grumbulluar, plumbi do t'i kishte kapur kokën duke rezultuar në plagosjen e tij të rëndë që mund të rezultonte dhe në fatalitet për ish-president.

Vetë Trump, duke përshkruar në intervistën e parë pas atentatit të tij ai u shpreh se  “mjeku që më ekzaminoi në spital tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë dhe e quajti një mrekulli”, shtoi Trump.

 

 




Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al