BOTA /

Tela me gjemba dhe sniper në çati, ky shtet merr masa të rrepta për zgjedhjet në SHBA

Masat e ndërmarra synojnë mospërsëritjen e trazirave të 2020-ës kur Donald Trump pretendoi se rezultati i votimit ishte manipuluar dhe qytetarë të armatosur vërshuan në qendrat e numërmit.

Shkruar nga Versus
Tela me gjemba dhe sniper në çati, ky shtet merr masa të rrepta
Masat e marra jashtë një aeroporti që po përdoret si qendër votimi në Arizona

Gardh telash me gjemba, detektorë metalikë dhe roje të armatosura të sigurisë deri tek “sniper” në çati. Bëhet fjalë për masat e marra për votimin në një aeroport të Arizonas, të ngjashëm me masat që merren në një burg.

Qarku Maricopa u bë qendra e teorive të konspiracionit zgjedhor gjatë garës presidenciale 2020, pasi Donald Trump përhapi pretendime për mashtrim të votuesve kur humbi shtetin ndaj Joe Biden me më pak se 11,000 vota.

Thirrjet e tij u bënë virale dhe protestuesit e armatosur vërshuan ndërtesën ku po numëroheshin fletët e votimit dhe një mori padish dhe auditimesh synonin të kundërshtonin rezultatet. Pasojat e zgjedhjeve transformuan mënyrën se si zyrtarët këtu trajtojnë procedurën tipike të zakonshme të numërimit të votave dhe sollën një epokë të re të sigurisë së lartë.

“Ne e trajtojmë këtë si një ngjarje të madhe, si Super Bowl”, tha sherifi i kontesë Maricopa, Russ Skinner për BBC. Versus.al

Tela me gjemba dhe sniper në çati, ky shtet merr masa të rrepta

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: