BOTA /

Tensione Vatikan–Trump, Papa Leone XIV jep përgjigjen epike: "Nuk jam i interesuar të...”

Papa mohon çdo përplasje të drejtpërdrejtë me presidentin amerikan dhe thotë se fjalimet e tij në Afrikë janë përgatitur shumë më herët.

Shkruar nga Versus

Tensione Vatikan–Trump, Papa Leone XIV jep përgjigjen epike:

Papa Leone XIV ka deklaruar se nuk është i interesuar të përfshihet në një debat me presidentin amerikan Donald Trump, duke hedhur poshtë idenë e një përplasjeje të vazhdueshme mes tyre.

“Nuk jam aspak i interesuar të debatoj me të”, u shpreh Papa gjatë një bisede me gazetarët në bordin e avionit që e transportonte nga Yaoundé, në Kamerun, drejt Luandës, në Angolë.

Sipas tij, tensioni i pretenduar mes tyre është rezultat i një “narrative që nuk është plotësisht e saktë”.

Papa ka mohuar gjithashtu zërat se fjalimet e tij të ashpra gjatë vizitës në Afrikë ishin të shkruara si përgjigje ndaj deklaratave të presidentit amerikan. Ai tha se këto fjalime ishin përgatitur dy javë më parë, pra “shumë përpara se Donald Trump të komentonte për mua dhe mesazhin e paqes që po promovoj”.

Ai theksoi se nuk duhet të interpretohen fjalimet e tij si një debat me presidentin amerikan, por si pjesë e misionit të Kishës për të promovuar vëllazërinë dhe mesazhin e Ungjillit.

Papa shtoi gjithashtu se kjo situatë është nxitur nga komentet e Trump në ditën e parë të vizitës së tij, përfshirë një postim në Truth Social ku presidenti amerikan e akuzoi për qëndrime të buta ndaj krimit dhe për afërsi me të majtën.

 

 

Poll