BOTA /

Tërheqja e Trumpit për Ukrainën: Nuk mund t'ju them nëse lufta do të përfundojë menjëherë

Presidenti amerikan, në deklaratat e tij të reja, shprehu dyshimet e tij nëse mund t'i japë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Shkruar nga Versus

Tërheqja e Trumpit për Ukrainën: Nuk mund t'ju them

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka lënë të hapur mundësinë që të mos jetë në gjendje të përmbushë premtimin e tij të fushatës për t'i dhënë fund menjëherë luftës në Ukrainë. 

"Nuk e di. Nuk mund t'ju them nëse do të ndodhë apo jo", u tha ai gazetarëve nga Air Force One të premten kur u pyet nëse ishte i bindur se mund t'i jepte fund armiqësive. Në të njëjtën kohë, ai këmbënguli që përfundimi i luftës mbetet një përparësi, duke vënë në dukje: "Po. Do të doja ta shihja të ndodhte".

Kujtojmë se gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump ishte zotuar të ndalonte luftën "që nga dita e parë" e mandatit të tij, por kohët e fundit e tërhoqi atë deklaratë në një intervistë me revistën TIME, duke e përshkruar atë si "një ekzagjerim". 

"Ne ndihmuam shumë vende. Rasti i Ukrainës është një rast i Biden. Nuk është një rast i Trump. Po përpiqem ti jap fund".

Poll