BOTA /

"Tirana ka vajza të jashtëzakonshme", Norvegjia nis hetimin ndaj Jagland për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein

Shkruar nga Versus
"Tirana ka vajza të jashtëzakonshme", Norvegjia nis hetimin
Jeffrey Epstein, Thorbjorn Jagland

Autoritetet në Norvegji kanë hapur një hetim në korrupsion ndaj ish-kryeministrit të vendit, Thorbjørn Jagland, për lidhjet e tij të dyshuara me pedofilin Jeffrey Epstein. Një njësi speciale e policisë norvegjeze, e cila po analizon dosjet e sapo publikuara të Epstein në SHBA, tha se 75-vjeçari dyshohej për "korrupsion të rënduar".

Policia tha se i kishte kërkuar tashmë ministrisë së jashtme të vendit t'i hiqte imunitetin, të cilin ai e gëzon për shkak të rolit të tij të mëparshëm si diplomat i lartë i huaj si ish-kreu i një organizate ndërkombëtare. Jagland është gjithashtu ish-kreu i Komitetit Norvegjez të Nobelit dhe kaloi 10 vjet si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Pal K. Lonseth, kreu i Okokrim njësisë së krimit ekonomik që heton Jagland, u shpreh: "Ne konsiderojmë se ka baza të arsyeshme për hetim, duke pasur parasysh se ai mbajti postet e kryetarit të Komitetit të Nobelit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës gjatë periudhës së mbuluar nga dokumentet e publikuara. Ndër të tjera, Okokrim do të hetojë nëse janë marrë dhurata, udhëtime dhe kredi në lidhje me pozicionin e tij."

Kujtojmë se Jagland në një prej mesazheve të tij drejtuar Jeffrey Epstein, e informonte këtë të fundit për një vizitë të tijën në Tiranë në 2012-ën duke i treguar se kishte patrë “vajza të jashtëzakonshme”.

Megjithatë email-i i publikuar nuk përmban detaje mbi takime private apo aktivitete jashtë axhendës zyrtare të vizitës në Tiranë. Versus.al

Poll