
Turqi- Një ditë pas sulmit të ndodhur ditën e djeshme në një shkollë të mesme ku pati disa të plagosur, sot ka ndodhur një tjetër sulm në Kahramanmaras.
Sipas mediave turke, deri më tani raportohet për 3 nxënës të vrarë dhe një mësues. Ndërsa 20 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndërsa autori, nxënësi i klasës së 8, humbi jetën pas ngjarjes. Ai kishte futur në çantë armët e babait të tij.
Shtatë prokurorë janë caktuar për hetimin e gjerë të nisur për sulmin e armatosur dhe është lëshuar një ndalim publikimi në lidhje me incidentin. Turqia është përfshirë së fundmi nga një valë sulmesh të ngjashme të cilat kanë përhapur panik tek qytetarët lidhur me sigurinë. Versus.al


