BOTA /

Tragjedi në Itali: Avioni bie në autostradë, humbin jetën disa persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një avion i vogël është rrëzuar papritur mbi një autostradë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Itali: Avioni bie në autostradë, humbin jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një avion i vogël është rrëzuar papritur mbi një autostradë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord. Fatmirësisht, drejtuesit e makinave në autostradë kanë shpëtuar pa lëndime.

Sipas raportimeve të mediave lokale, përfshirë Brescia Today, ngjarja ndodhi në sy të dhjetëra shoferëve, të cilët panë avionin teksa humbi kontrollin në ajër dhe u përplas me shpejtësi në rrugë, shpërthyer menjëherë në flakë vetëm disa centimetra larg automjeteve që po qarkullonin.

Viktimat janë identifikuar si Sergio Ravaglia, një avokat 75-vjeçar, dhe Anna Maria De Stefano, 50 vjeç. Të dy ndodheshin në bord në momentin e përplasjes fatale dhe humbën jetën në vendngjarje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit ajror, ndërsa dëshmitarët po intervistohen për të ndihmuar në rindërtimin e dinamikës së ngjarjes. /Versus.al/

Tags:

avion rrezim

Poll