Austri- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin austriak të Grazit paraditen e sotme ku një nxënës i një shkolle ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë 8 nxënës të tjerë dhe më pas është vetëvrarë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku është bërë i mundur bllokimi i çdo aksi pranë shkollës së mesme.
Deri më tani mediat e huaja raportojnë për mësues e nxënës mes të vrarëve.
Sipas burimeve policore të cituara nga Kronen Zeitung, gjithçka filloi rreth orës 10 të mëngjesit (ora lokale) kur u dëgjuan të shtënat e para, duke shkaktuar alarmin. Dyshohet se adoleshenti e kishte ndëmarrë aktin ekstrem për shkak të bullizmit të ushtruar ndaj tij. Versus.al







