BOTA /

Tragjedi në Sardenjë / Gruaja e drejtorit ekzekutiv të Lufthansa-s vr*t një 24-vjeçare me makinën e saj

Vivian Spohr dyshohet se ka përplasur me makinën e saj SUV një grua 24-vjeçare italiane, ndërsa ajo ishte me pushime në resortin luksoz të Porto Cervos.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Sardenjë / Gruaja e drejtorit ekzekutiv të

Viviane Spohr, gruaja e drejtorit ekzekutiv të Lufthansa-s, Carsten Spohr, është nën hetim për vrasje të paqëllimshme pas një aksidenti fatal me makinë në ishullin italian të Sardenjës , konfirmoi të premten avokati i saj italian.

Spohr, e cila tha se do të bashkëpunonte plotësisht me autoritetet lokale, po qëndronte në shtëpinë e familjes së saj në fshat kur ndodhi aksidenti.

Sipas Deutsche Welle, Spohr dyshohet se ka përplasur me makinën e saj SUV një grua 24-vjeçare italiane pranë një kryqëzimi, ndërsa ajo ishte me pushime në vendpushimin luksoz të Porto Cervo, në rajonin Gallura të Sardenjës veriore.

Poll