BOTA /

Tragjedia / Të paktën 17 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë, 8 prej viktimave ishin fëmijë

Zjarri filloi në orët e para të mëngjesit në katin përdhes të një ndërtese trekatëshe, ku ndodhet një dyqan bizhuterish, dhe më vonë u përhap në katet e tjera

Shkruar nga Versus

Tragjedia / Të paktën 17 të vdekur nga zjarri në një

Të paktën 17 persona u vranë të dielën në një zjarr me origjinë të panjohur në një ndërtesë në qytetin jugor indian të Hyderabad, njoftuan autoritetet lokale.

Zjarri filloi në orët e para të mëngjesit në katin përdhes të një ndërtese trekatëshe, ku ndodhet një dyqan bizhuterish, dhe më vonë u përhap në katet e tjera, tha në një deklaratë Departamenti i Emergjencave të Shtetit të Telanganës.

Tragjedia / Të paktën 17 të vdekur nga zjarri në një

Departamenti publikoi listën e 17 viktimave, ku përfshihen 8 fëmijë.

"Shkaku i zjarrit është duke u hetuar," vazhdoi departamenti.
Kryeministri indian Narendra Modi shprehu “pikëllimin e tij të thellë” për familjet e viktimave dhe premtoi kompensim prej 200,000 rupish (2,100 euro) për secilin përfitues të viktimave.

Tragjedia / Të paktën 17 të vdekur nga zjarri në një

Zjarret në ndërtesa janë të zakonshme në Indi për shkak të mungesës së pajisjeve dhe shpërfilljes së përhapur të rregulloreve të sigurisë.
Më 30 prill, një zjarr shkatërroi plotësisht një hotel gjashtëkatësh të rrënuar në qendër të megaqytetit të Kalkutës (verilindje), duke vrarë të paktën 15 persona dhe duke plagosur 12 oficerë policie.

 

Poll