Një gjest jashtë protokollit, por plot humanizëm: në fund të ceremonisë solemne të inaugurimit , Papa Leo XIV rezervoi një moment për vëllain e tij më të madh, Louis Prevost .
Pasi shtrëngoi duart me përfaqësuesit e delegacioneve zyrtare, përfshirë zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky , Papa përshëndeti vëllanë e tij Louis, i cili u afrua i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Pavarësisht klimës së dominuar nga rigoroziteti dhe formaliteti, të dy u përqafuan, duke thyer protokollin për një moment.
????+++#PapaLeoneXIV abbraccia il fratello Louis
— Tv2000.it (@TV2000it) May 18, 2025
L'unico abbraccio che il #Papa #LeoneXIV ha riservato nel corso del saluto alle delegazioni al termine della #Messa di inizio #Pontificato all'interno della basilica di San Pietro, è stato quello al fratello #LouisPrevost, che era… pic.twitter.com/1qEKEFPeAS
Nuk ka një ndalim absolut nga ana e Kishës Katolike që i ndalon Papës të takojë të afërmit, por ka arsye tradicionale dhe praktike që bëjnë që këto takime të ndodhin rrallë dhe gjithmonë me shumë kujdes, dhe shpesh perceptohet si një ndalim.
Kur një kardinal zgjidhet Papë, ai simbolikisht "shkëputet" nga jeta e tij e mëparshme dhe bëhet "Ati i të gjithë katolikëve". Ky akt është një sakrificë personale, ku përkushtimi ndaj Kishës vihet mbi lidhjet private. Papa, si një nga figurat më të mbrojtura në botë, duhet të respektojë rregulla dhe protokolle të rrepta.
Takimet e Papës kontrollohen nga Zyra e Sigurisë Vatikanit dhe Gardianët Zviceranë, dhe çdo vizitë e familjarëve kërkon një aprovimin të posaçëm. Kjo për shkakt të sigurisë dhe ruajtjes së autoritetit të Papës./Versus.al







