MAGAZINË /

U tha se u ndanë me Eglin, Gjesti zbulon të vërteten. Flet për këngen që çmendi rrjetin e zbulon për kë është dedikim

Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, ai ka rrëfyer se gjithçka ka kaluar pas “Big Brother”-it dhe se marrëdhënia me Eglin është ende shumë e rëndësishme për të, por siç thotë ai, është vënë re një rënie të ritmit për shkak të angazhimeve të dy palëve në karrierat e tyre

Shkruar nga Versus

U tha se u ndanë me Eglin, Gjesti zbulon të vërteten. Flet

Fituesi i “Big Brother VIP 4”, Gjesti, ka folur hapur për jetën e tij pas fitores dhe për marrëdhënien me Eglin, vajzën me të cilën pati një romancë brenda shtëpisë.

Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, ai ka rrëfyer se gjithçka ka kaluar pas “Big Brother”-it dhe se marrëdhënia me Eglin është ende shumë e rëndësishme për të, por siç thotë ai, është vënë re një rënie të ritmit për shkak të angazhimeve të dy palëve në karrierat e tyre.

“Po më mungon po tani jashtë e kemi një lloj ‘marrëdhënie’. Edhe ajo është me punët e veta edhe unë me të mijat të ngarkuar të dy, në stres. Ajo me karrierën e saj, unë me timen. Po me rëndësi mirë është. Ndonjëherë po ndahemi, ndonjëherë po ndreqemi. I kemi do punët tona, po e kuptoj ngarkesa do sene.” - tha Gjesti. 

Gjesti ka shtuar se ka lënë pas të gjitha mosmarrëveshjet dhe debatet që i kishin shoqëruar gjatë programit, duke theksuar se tani janë të gjithë të mbyllura: “Më vjen mirë që kam mundur të lë pas ato tensione. Ata që më kanë sulmuar brenda, tani i kam mbyllur me ta. Ka pasur shumë debate, por BBV ka përfunduar dhe çdo gjë ka mbaruar aty”, ka thënë ai.

Kur është pyetur për muzikën, Gjesti ka zbuluar se ka projekte të reja në përgatitje: “Po, ka bashkëpunime dhe këngë të dedikuara dashurisë. Por nuk do zbuloj më shumë tani. Kënga ‘Halite’ është një pjesë e kaluar e jetës sime, dhe për këtë arsye e këndoj me një kuptim të veçantë.” Ai ka shtuar se 98% e asaj që ka shfaqur në BBV ka qenë e vërtetë, madje edhe ndjenjat dhe sjelljet brenda shtëpisë ishin të sinqerta.

Në fund, Gjesti ka përmendur edhe bisedat me Valbonën dhe disa nga banorët e tjerë, duke theksuar se ka pasur një periudhë të ngarkuar pas daljes nga programi, por gjithçka ka shkuar shumë mirë. “Më ka befasuar Laerti, nuk e kam ditur që ka qenë ashtu. Nga rrugëtimi në BBV Kosova nuk do kisha lënë askënd të më shkelë me këmbë. Nga rrugëtimi në BBVA, asnjëherë nuk do lejoja që dikush të më shkelte me këmbë. Për mua, gjithçka ka qenë një përvojë pozitive,” përfundoi ai.

=

Poll