BOTA /

Tronditëse: Shkoi të kontrollonte punimet në shtëpinë e saj, 24 vjeçarja përdhunoh*t nga punëtori në sy të djalit

Pas dhunës, viktima arriti ta qetësonte dhe ta bindte agresorin që të dilte për të blerë ushqim për fëmijën e saj. Kjo i dha asaj mundësinë të kërkonte ndihmë. Ajo i kërkoi ndihmë një roje sigurie në lagje, i cili kontaktoi menjëherë policinë.

Shkruar nga Versus

Tronditëse: Shkoi të kontrollonte punimet në shtëpinë e

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin italian Biella, ku një vajzë 24-vjeçare ka rënë viktimë e përdhunimit nga një murator egjiptian, brenda banesës së saj në ndërtim.

Sipas raportimeve të mediave italiane, e reja kishte shkuar në apartamentin e saj bashkë me djalin 4-vjeçar, për të parë ecurinë e punimeve. Por punëtori i ndërtimit, të cilin ajo e kishte punësuar, mbylli derën dhe e kërcënoi me jetë, përpara se ta përdhunonte me forcë në prani të fëmijës.

Pas dhunës, viktima arriti ta qetësonte dhe ta bindte agresorin që të dilte për të blerë ushqim për fëmijën e saj. Kjo i dha asaj mundësinë të kërkonte ndihmë. Ajo i kërkoi ndihmë një roje sigurie në lagje, i cili kontaktoi menjëherë policinë.

Autoritetet italiane ndërhynë shpejt, duke arrestuar agresorin dhe duke e dërguar menjëherë në paraburgim. Prokuroria e Biellës kërkoi masën e arrestit me burg, e cila u miratua nga gjykata.

Ndërkohë, viktima dhe djali i saj janë nën mbikëqyrje psikologjike dhe mbështetje nga strukturat sociale italiane./Versus.al/

Poll