Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur në telefon me Presidentin rus Vladimir Putin të dielën, 28 dhjetor vetëm disa orë para se të takohej në rezidencën e tij në Florida me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ishte një "bisedë e mirë dhe produktive", shkroi presidenti i SHBA-së në një postim në Truth Social.
Trump shkruan në postim:
Sapo pata një bisedë telefonike të mirë dhe shumë produktive me Presidentin Putin para takimit tim, sot në orën 13:00 [ora 19 sipas orës në vendin tonë], me Presidentin Zelensky të Ukrainës. Takimi do të zhvillohet në sallën kryesore të ngrënies në Mar-a-Lago. Shtypi është i ftuar. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! President Trump ./Versus.al


