Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk janë përfshirë sërish në replika më njëri-tjetrin, pasi marrëdhëniet e tyre prej disa javësh janë prishur.
Gjatë një deklarate, i pyetur nëse do të merrte në konsideratë deportimin e Elon Musk nga SHBA, Donald Trump nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.
“Nuk e di, do të duhet ta shqyrtojmë”, u përgjigj Trump.
Më pas ai shtoi se Departamenti i Efikasitetit Qeveritar, që Musk kishte drejtuar, i njohur me emrin DOGE, mund të duhet të hetojë subvencionet që kanë marrë kompanitë e miliarderit Musk.
Trump kishte paralajmëruar më parë në një postim në rrjetet sociale se Musk "ndoshta do të duhej të mbyllte dyqanin dhe të kthehej në shtëpi në Afrikën e Jugut", nëse humbet subvencionet.







