
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei u është përgjigjur paralajmërimeve të bëra më herët nga presidenti i SHBA, Donald Trump i cili tha se do të ndërhynte nëse regjimi do të vriste protestuesit iranianë.
Duke përdorur një ton sfidues, Khamenei i quajti protestuesit “vandal” dhe “sabotatorë”, ndërsa e akuzoi Trumpin se duart e tij "janë të njollosura me gjakun e më shumë se një mijë iranianëve".
"Mbrëmë në Teheran, një grup vandalësh erdhën dhe shkatërruan një ndërtesë që u përket atyre për të kënaqur presidentin e SHBA-së", tha ai në një fjalim para mbështetësve, ndërsa burra dhe gra në audiencë brohorisnin mantrën "vdekje Amerikës".
"Të gjithë e dinë që republika islamike erdhi në pushtet me gjakun e qindra mijëra njerëzve të nderuar, ajo nuk do të tërhiqet përballë sabotatorëve", shtoi ai.
Trump tha të enjten vonë se entuziazmi për të përmbysur atë regjim është i pabesueshëm dhe paralajmëroi se nëse autoritetet iraniane do të përgjigjeshin duke vrarë protestuesit, "ne do t'i godasim shumë fort. Jemi gati ta bëjmë." Versus.al

