BOTA /

Trump njofton “listën e zezë” për vendet që mbajnë amerikanë të arrestuar padrejtësisht

Me një urdhër ekzekutiv, Trump paralajmëron sanksione të rënda, ndalime vizash dhe kufizime udhëtimi ndaj shteteve që praktikojnë “diplomacinë e pengjeve”.

Shkruar nga Versus

Trump njofton “listën e zezë” për vendet që

Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që lejon Shtetet e Bashkuara të identifikojnë vendet që mbajnë padrejtësisht qytetarë amerikanë si "sponsora shtetërorë të mbajtjes së paligjshme", duke u bazuar në modelin e listës së sponsorizuesve të terrorizmit.

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar se Kina, Irani dhe Afganistani janë mes vendeve që do të shqyrtohen për këtë status, pasi akuzohen për përdorim të shtetasve amerikanë si mjet negociimi (diplomaci pengu).

Sekretari i Shtetit Marco Rubio, e krahasoi këtë masë me ndërhyrjen ndaj shteteve sponsorizuese të terrorizmit, duke theksuar: “Askush nuk duhet të dëshirojë të përfundojë në këtë listë.” Këshilltari për luftën kundër terrorizmit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Sebastian Gorka, shtoi: “Me këtë urdhër, po tërheqim një vijë të kuqe në rërë: qytetarët amerikanë nuk do të përdoren si monedhë këmbimi.”

Po çfarë sjell urdhri? 
Sanksione ekonomike, ndalesa vizash dhe kufizime të forta udhëtimi për shtetet që përfshihen në "listën e zezë". Shkelësit do të përballen edhe me ndalim hyrjeje në SHBA, përfshi individë të përfshirë në vendimmarrje. Masa e synon të detyrojë vendet të liruar të burgosurit amerikanë ose të ndryshojnë praktikat e tyre të padrejta.


 

Poll