BOTA /

Trump sulmon Italinë: “Nuk ishte aty kur kishim nevojë”

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër Italinë në një intervistë për Corriere della Sera, duke deklaruar se Roma nuk mbështeti SHBA-në në momentet kyçe. Ndërkohë, Britania e Madhe ka dërguar shkatërrues luftarakë në Lindjen e Mesme mes tensioneve me Iranin.

Shkruar nga Versus

Trump sulmon Italinë: “Nuk ishte aty kur kishim nevojë”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar deklarata të forta ndaj Italisë, duke theksuar se vendi “nuk ishte aty kur kishin nevojë”, pavarësisht mbështetjes së vazhdueshme që sipas tij SHBA i ka dhënë Romës ndër vite.

Në një intervistë për Corriere della Sera, një ditë pas vizitës në Romë të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, Trump u pyet mbi mundësinë që Italia të kontribuojë me dragamina pas armëpushimit në Iran. Por ai u përgjigj prerë:

“Italia nuk ishte aty kur kishim nevojë për të. Unë kam qenë gjithmonë aty për Italinë, po ashtu edhe vendi im.”

Trump shmangu komentet direkte mbi zhvendosjen e mundshme të trupave amerikane nga Gjermania drejt krahut lindor të NATO-s, por konfirmoi se administrata e tij po shqyrton ende mundësinë e largimit të trupave nga bazat ushtarake në Itali.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të dërgojë anije luftarake shkatërruese në Lindjen e Mesme për shkak të situatës së paqëndrueshme në rajon dhe përshkallëzimit të krizës me Irani.

Qëndrimi i Trump pritet të shkaktojë reagime politike në Itali dhe brenda aleancës së NATO-s, veçanërisht për shkak të rolit strategjik që bazat amerikane në territorin italian kanë për operacionet ushtarake të SHBA-së në Europë dhe Mesdhe.

 

 

Poll