Pas bisedës 2 orë në telefon me homologun e tij rus, shumëkush mund të jetë kurehtar për përbajtjen e bises se Trump me Putinin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka zbuluar disa detaje per publikun.
Mes bisedave për negociatat e paqes për luftën në Ukrainë dhe tregtinë Rusi-SHBA Trump tha se Putin kishte përmendur edhe Zonjën e Parë, Melania duke shprehur admirim për 55-vjeçaren.
“Amerika është me fat që ka një Zonjë të Parë kaq të përkushtuar. Më lejoni t’ju them se ajo është me të vërtetë një person shumë i dedikuar. Dëgjoni çfarë më tha Putin. ‘Ata e respektojnë shumë gruan tuaj’. Unë i thashë ‘Po unë?’ Jo, atyre u pëlqen më shumë Melania. Kjo nuk ishte mirë. Nuk e di nëse kjo ishte mirë, por jam në rregull me këtë”, është shprehur Presidenti Trump.
Komentet e Trump erdhën pak para nënshkrimit të Aktit “Take It Down”, të mbështetur nga gruaja e tij, i cili e bën të paligjshme “publikimin me vetëdije” ose kërcënimin për publikimin e imazheve ose videove seksuale pa pëlqimin e një personi, duke përfshirë “deepfakes” të krijuara nga inteligjenca artificiale.







