BOTA /

Trump tha se do vendosë tarifa 30% për BE-në, Von der Leyen: Duam një marrëveshje me SHBA-të

Ajo njoftoi se Brukseli do të zgjasë vlefshmërinë e masave kundërpërgjigjëse deri në fillim të gushtit, edhe pse më herët ishte planifikuar që ato të skadonin të hënën ose të martën.

Shkruar nga Versus

Trump tha se do vendosë tarifa 30% për BE-në, Von der Leyen: Duam

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përsëritur thirrjen e Bashkimit Evropian për të arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me tregtinë, një ditë pas deklaratës së Donald Trump se nga 1 gushti do të vendoset një tarifë 30% mbi eksportet evropiane.

Ajo njoftoi se Brukseli do të zgjasë vlefshmërinë e masave kundërpërgjigjëse deri në fillim të gushtit, edhe pse më herët ishte planifikuar që ato të skadonin të hënën ose të martën.

Megjithatë, ajo theksoi se qëllimi i Evropës mbetet gjetja e një zgjidhjeje përmes negociatave me SHBA-në.

“Instrumenti kundër shantazhit është krijuar për situata të veçanta, dhe ende nuk kemi arritur në atë pikë,” shtoi Von der Leyen, duke iu referuar një mekanizmi të posaçëm që i jep BE-së mundësinë të shkojë përtej tarifave tradicionale, duke vendosur kufizime jo vetëm mbi mallrat, por edhe mbi shërbimet.

 

 

Tags:

trump tarifa

Poll