BOTA /

Trump "ultimatum" Izraelit dhe Hamasit të arrijnë një marrëveshje së shpejti: "Kthejini pengjet!"

Më parë, ai e kishte quajtur Netanyahun një "hero lufte" për negocimin e një marrëveshjeje me Hamasin.

Shkruar nga Versus

Trump "ultimatum" Izraelit dhe Hamasit të arrijnë një

Në një postim të vonë në platformën Truth Social, Presidenti i SHBA-së Donald Trump i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit të arrijnë një marrëveshje në Rripin e Gazës, me qëllim kthimin e pengjeve të rrëmbyera më 7 tetor

"BENI MARRËVESHJEN NË GAZË. KTHENI PENGJET!!!", shkroi ai, duke i dërguar një mesazh të qartë Benjamin Netanyahut që të vazhdojë me përfundimin e armëpushimit, të cilin Trump kishte parashikuar se do të nënshkruhej brenda javës.

Postimi, i cili nuk u shoqërua me shpjegime të mëtejshme, u publikua disa orë pas thirrjes së re publike të Trump drejtuar prokurorëve izraelitë për të përfunduar gjyqin kundër Netanyahut. Presidenti amerikan pretendoi se udhëheqësi izraelit "po negocion tani një marrëveshje me Hamasin, e cila do të përfshijë kthimin e pengjeve".

Ndërhyrja e Trump vjen në një moment kritik për negociatat, ndërsa Uashingtoni vazhdon të ushtrojë presion për të arritur një armëpushim dhe lirimin e sigurt të civilëve të mbajtur në Gaza.

Poll