
Ish-kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili udhëhoqi Greqinë gjatë viteve të trazuara të krizës së borxhit, ka vendosur të rikthehet në politikë duke formuar një parti të re të quajtur ELAS, që do të thotë "Koalicioni i së Majtës Greke".
Kjo parti kërkon të bashkojë "rrymat historike të demokracisë sociale, të majtës radikale dhe lëvizjeve mjedisore".
Në një aktivitet të madh mbrëmë në lagjen historike të Thiseio, me Akropolin në sfond, Tsipras deklaroi se qëllimi i partisë së re nuk është vetëm "ndryshimi politik, por edhe ndryshimi i mënyrës se si zhvillohet politika", duke akuzuar dy partitë tradicionale të Greqisë, konservatorët e Nea Dimokratia dhe socialistët e Pasok, se po lejojnë që korrupsioni të përhapet në institucione. Përpjekja e Alexis Tsipras për t’u rikthyer në vijën e parë politike vjen në një kohë kur sondazhet e njëpasnjëshme në vendin fqinj zbulojnë pakënaqësinë e thellë të grekëve me gjendjen e vendit. Versus.al

