BOTA /

Turistët e panikosur ikin me vrap nga lokali në Dubai pasi zhurmën e topit të iftarit e ngatërruan me një sulm me raketë

Në video klientët shihet duke ikur me vrap pasi kanë ngatërruar “topin e iftarit”, që paralajmëron momentin kur mund të prishet agjërimi gjatë muajit të Ramazanit, me një shpërthim apo sulm të mundshëm. Klientët në një restorant të njohur në Dubai u filmuan duke vrapuar për t'u fshehur pas një shpërthimi të fortë.

Shkruar nga Versus

Turistët e panikosur ikin me vrap nga lokali në Dubai pasi

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar, ndërsa sulmet iraniane regjistrohen në disa vende të Gjirit.

Dhe në Dubai, frika tek turistët është e dukshme. 

Pamjet e marra nga një restorant i njohur që tregojnë klientët që vrapojnë për të fshehur pas një zhurme të fortë, e tregojnë më së miri.

Në video klientët shihet duke ikur me vrap pasi kanë ngatërruar “topin e iftarit”, që paralajmëron momentin kur mund të prishet agjërimi gjatë muajit të Ramazanit, me një shpërthim apo sulm të mundshëm.

Dubai ka qenë shënjestër e raketave dhe dronëve iranianë që prej ditës së shtunë, 28 shkurt, kur Irani filloi sulmin në disa ndërtesa.  /Versus.al

Poll