
Autoritetet turke kanë arrestuar 115 persona që dyshohet se kanë lidhje me grupin e Shtetit Islamik, të cilët, sipas autoriteteve, po planifikonin sulme gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Turqi, tha zyra e kryeprokurorit të Stambollit.
Siç thuhet në një postim nga zyra e prokurorit në X, policia e Stambollit kishte marrë informacion se anëtarët e organizatës po përgatitnin sulme, kryesisht kundër jomuslimanëve, gjatë festave.
Si pjesë e operacionit, forcat e sigurisë bastisën 124 vende të ndryshme në qytet.
Nga 137 të dyshuarit e kërkuar, 115 u arrestuan, ndërsa u sekuestruan disa pistoleta dhe municione, sipas deklaratës së autoriteteve./Versus.al

