
Ukraina ka marrë një ftesë nga presidenti i SHBA, Donald Trump për të qenë pjesë e ‘Bordit të Paqes’ për rindërtimin e Gazës, ku do të jetë gjithashtu edhe Rusia.
Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se e ka të vështirë ta imagjinojë veten si pjesë të Bordit dhe në krah të tij të ketë presidentin rus Vladimir Putin.
Në një intervistë për gazetarët, Zelensky tha: “Ne e kemi marrë ftesën, diplomatët tanë po punojnë për të, por është ende shumë e vështirë për mua të imagjinoj se si ne dhe Rusia mund të jemi së bashku në ndonjë lloj këshilli”.
Deklaratat e Zelenskyt vijnë në një kohë kur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë në kulmin e tyre, duke theksuar dallimet e thella që ekzistojnë mes dy vendeve, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Zelensky ka shprehur dyshime për mundësinë e një procesi të vërtetë paqeje, përveçse ka theksuar nevojën për të marrë garanci të forta dhe të qarta për sigurinë e Ukrainës. Versus.al


