BOTA /

Ukraina: Gati për bisedime nëse Rusia pranon një "armëpushim të vërtetë"

“Rusia duhet të ndalojë së foluri për gatishmërinë e saj për paqe dhe të fillojë të veprojë duke rënë dakord pa kushte për një armëpushim të vërtetë dhe të qëndrueshëm”, tha Ministri i Jashtëm ukrainas.

Shkruar nga Versus

Ukraina: Gati për bisedime nëse Rusia pranon një

Ukraina është e gatshme për bisedime në çdo format, për sa kohë që Kievi sheh se Moska po "përgatitet vërtet për rrugën e vështirë drejt paqes", tha sot Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha. 

“Rusia mund të demonstrojë gatishmërinë e saj të sinqertë për paqe duke rënë dakord për një armëpushim të vërtetë për të paktën 30 ditë. “Nëse Rusia është gati për një armëpushim 60 ose 90-ditor, edhe ne jemi”, shkroi ai në një postim në platformën X.

“Rusia duhet të ndalojë së foluri për gatishmërinë e saj për paqe dhe të fillojë të veprojë duke rënë dakord pa kushte për një armëpushim të vërtetë dhe të qëndrueshëm”, shtoi ai.

Poll