
Të shtëna me armë zjarri, panik dhe ndërhyrje e menjëhershme e forcave të sigurisë kanë ndërprerë mbrëmjen e së shtunës të Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, kur një person i armatosur hyri në hollin e hotelit dhe tentoi të kalonte me forcë kontrollet e sigurisë drejt sallës së balos ku po zhvillohej eventi, në prani të presidentit Donald Trump dhe zëvendëspresidentit J. D. Vance.
Loud Bangs and President Trump Evacuated
— CSPAN (@cspan) April 26, 2026
"Stay down!"
Loud bangs are heard and President Trump and others are evacuated from White House Correspondents' Association Dinner.
Watch LIVE --> https://t.co/OQnyC97cOI#WHCD #WHCA #NerdProm pic.twitter.com/b36LtCEhnx
Brenda sallës ku po mbahej darka, qindra të pranishëm dëgjuan të shtënat, çka shkaktoi menjëherë kaos dhe lëvizje të pakontrolluara. Në pamjet e publikuara dëgjohen thirrje si “Uleni kokën!”, ndërsa disa tavolina u përmbysën nga paniku.
Agjentët e Sherbimit Sekret ndërhynë menjëherë, duke u ngjitur në skenë dhe duke evakuuar presidentin Trump, i ndjekur nga zëvendëspresidenti Vance. Të dy u shoqëruan me shpejtësi drejt pjesës së pasme të godinës.
BREAKING: Police tell bystanders to stand back at the hotel where the White House Correspondents’ Dinner is being held after shots were reportedly fired. pic.twitter.com/DpPK4wOYOV
— Fox News (@FoxNews) April 26, 2026
Fillimisht, Trump kishte kërkuar që eventi të vazhdonte, ndërsa organizatorët u bënë thirrje të ftuarve të qëndronin në vendet e tyre. Megjithatë, për arsye sigurie, aktiviteti u anulua pak më vonë.
WHCD will be rescheduled in the next 30 days: The President will be having a press briefing in 30 minutes. That is not a joke. pic.twitter.com/iCM0TdPm0h
— Acyn (@Acyn) April 26, 2026

