
Ushtria izraelite njoftoi sot se Hamasi i ka dorëzuar arkivolet që përmbajnë trupat e tre pengjeve Kryqit të Kuq në Rripin e Gazës, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi midis Izraelit dhe lëvizjes islamiste palestineze, e cila parashikon shkëmbimin e trupave.
"Sipas informacionit të dhënë nga Kryqi i Kuq , tre arkivole që përmbajnë trupat e personave të mbajtur peng u transferuan nën kujdesin e tij dhe janë në rrugë e sipër për te trupat e IDF në Rripin e Gazës", thuhet në një deklaratë të ushtrisë izraelite.
