
Shërbimi i internetit satelitor i krijuar nga kompania SpaceX, në pronësi të Elon Musk, Starlink njoftoi në rrjetin social X se do të ofrojë "shërbime falas të internetit me brez të gjerë për qytetarët venezuelianë deri më 3 shkurt", pas sulmit amerikan që çoi në kapjen e Presidentit Nicolas Maduro.
Kompania e Elon Musk theksoi qëllimin e saj për të siguruar "lidhje të vazhdueshme" në vend. Vetë Musk komentoi mbi njoftimin në X, duke shkruar: "Në mbështetje të popullit të Venezuelës".


