BOTA /

VIDEO - Atentat, Trump evakuohet me urgjencë nga Shërbimi Sekret gjatë Darkës së Korrespondentëve

Panik në hotelin Washington Hilton, një i dyshuar në pranga, raportohet për një agjent të plagosur, eventi anulohet

Shkruar nga Versus

VIDEO - Atentat, Trump evakuohet me urgjencë nga Shërbimi Sekret

Një incident i rëndë me të shtëna me armë ka ndërprerë mbrëmjen e së shtunës White House Correspondents' Dinner, duke shkaktuar panik dhe evakuimin e menjëhershëm të presidentit amerikan Donald Trump nga agjentët e United States Secret Service.

Ngjarja ndodhi në hotelin Washington Hilton, ku sipas raportimeve u dëgjuan 5 deri në 7 të shtëna pranë zonës ku zhvillohej eventi. Pamjet tregojnë momentin kur agjentët e Shërbimit Sekret shoqërojnë me shpejtësi presidentin jashtë sallës.

VIDEO - Atentat, Trump evakuohet me urgjencë nga Shërbimi Sekret

Fillimisht u raportua se autori mund të kishte humbur jetën, por më pas autoritetet konfirmuan se një person – një burrë rreth 30 vjeç nga Kalifornia – është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Nuk ka indikacione për autorë të tjerë.

Sipas mediave amerikane, gjatë incidentit është plagosur një agjent i Shërbimit Sekret, i cili u godit në jelekun mbrojtës dhe u transportua në spital. Gjendja e tij mbetet ende e paqartë.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi, konfirmoi se “Presidenti dhe Zonja e Parë janë të sigurt, ashtu si edhe të gjithë personat nën mbrojtje”, duke shtuar se situata po hetohet në mënyrë aktive.

Në mesin e të evakuuarve ishin edhe Melania Trump, zëvendëspresidenti J. D. Vance dhe anëtarë të kabinetit.

Pas incidentit, Trump reagoi në platformën Truth Social, duke vlerësuar reagimin e forcave të sigurisë dhe duke bërë të ditur se autori ishte arrestuar. Ai shtoi se kishte sugjeruar vazhdimin e eventit, por vendimi final i takonte autoriteteve.

Megjithatë, pavarësisht njoftimit fillestar për rifillim, eventi u anulua përfundimisht për arsye sigurie. Presidenti u kthye në White House, ku paralajmëroi një konferencë për shtyp.

VIDEO - Atentat, Trump evakuohet me urgjencë nga Shërbimi Sekret

Incidenti ndodhi në kulmin e një aktiviteti prestigjioz që mbledh çdo vit gazetarë, politikanë dhe figura publike, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e të shtënave.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al