BOTA /

VIDEO/ "A e pe sesa i fryrë duket?", publikohen pamjet që nxjerrin zbuluar al-Assadin, si tallej me Putinin

Një vit më parë al-Assad përfitoi azil politik në Rusi pas rrëzimit përfundimtare të pushtetit të tij në Siri.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ "A e pe sesa i fryrë duket?", publikohen pamjet që
Bashar al-Assad, Vladimir Putin and Luna al-Shibl

Ish-presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad i cili që pas arratisjes së tij fitoi azil politik në Rusi, në një video të publikuar së fundmi shfaqet duke u tallur me presidentin rus, Vladimir Putin.

Mendohet se koha kur është incizuar videoja të ketë qenë disa vite më parë, pasi al-Assad përmend moshën e Putin, asokohe 65 vjeç ndërsa sot është 73 vjeç. Në video shfaqet edhe ish-këshilltarja e tij Luna al-Shibl me të cilën ish-presidenti sirian bisedon për paraqitjen e Putinit.

Videoja hedh dritë të re mbi marrëdhënien e al-Assad me rrethin e tij të ngushtë dhe me presidentin e Rusisë Putin, aleatin më të rëndësishëm të regjimit të tij.

Në një klip, al-Shibl, që vdiq në korrik 2024 pasi u lëndua në një aksident me makinë, komenton me ironi për pamjen dhe shëndetin e Putinit, duke thënë: "A e pe sa i fryrë duket Putini?".

Al-Assad përgjigjet: "Janë të gjitha operacione".

Al-Shibl shton: “Po, gjithçka rreth Putinit është operacion. Ai është 65 vjeç… ai klip e ekspozoi keq”.

 

Mediat e huaja shkruajnë se Amjad Issa, ndihmësi i al-Shibl, ishte në makinë me al-Assad kur u bënë regjistrimet. Versus.al

Poll