BOTA /

VIDEO/ Akuzohet se drejtonte një ‘narko-shtet’, Maduro mbërrin me helikopter në gjykatën e Manhatan

Edhe gruaja e tij u shoqërua me pranga për në gjykatë.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Akuzohet se drejtonte një ‘narko-shtet’, Maduro
Maduro mbërrin në gjykatë i prangosur

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka mbërritur në gjykatën e Manhatanit në Nju Jork ku do të dalë para gjyqtarit Alvin Hellerstein nën katër akuza për vepra penale që lidhen me terrorizmin dhe trafikun e drogës.

Mes akuzave të ngritura ndaj tij është se Maduro funksiononte si boshti mbështetës i karteleve të drogës nga Venezuela ku ishin të përfshirë edhe zyrtarë të lartë politikë. Sipas SHBA, Maduro ka shkaktuar destabilizim duke mbështetur grupet e drogës të cilat kryenin trafikun e kokainës.

Pamjet e publikuara kanë bërë xhiron e rrjetit për shkak të pushtetit që madh që ai ka mbajtur në Venezuelë që prej 2013-ës. Maduro shihet me pranga dhe i shoqëruar nga oficerë të armatosur, teksa dërgohet deri në një helikopter i cili më pas ngrihet bashkë me të në bord për t'u ulur në Manhatan. Versus.al

 

 

Poll