BOTA /

VIDEO/ Greqia në kaos, fermerët bllokojnë rrugët me traktorë dhe përplasen me policinë! Nis greva kombëtare

Protestat kanë nisur pas një sërë vështirësish që fermerët kanë hasur.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Greqia në kaos, fermerët bllokojnë rrugët me

Greqi- Që prej pasdites së djeshme fermerët në shtetin fqinj po protestojnë në zona të ndryshme duke shkaktuar bllokime të disa rrugëve, mes tyre edhe ajo që lidh Janinën me Kakavijën ku janë krijuar radhë të gjata të udhëtarëve që vijnë drejt Shqipërisë.

 

Fermerët kanë marrë makineritë e tyre bujqësore dhe traktorët për të bllokuar rrugët duke e përhapur protestën në të gjithë vendin. Ata kanë paralajmëruar që në ditët në vazhdim do të bllokohen edhe rrugë të tjera të rëndësishme që do të sjellin paralizim total.  Brenda dhjetë ditëve të para të dhjetorit, fermerët nga Magnezia pritet të bllokojnë portin e Volosit, si dhe porte të tjera në vend dhe madje edhe doganat.

VIDEO/ Greqia në kaos, fermerët bllokojnë rrugët me VIDEO/ Greqia në kaos, fermerët bllokojnë rrugët me  

Shkak për protestat e nisura që prej ditës së djeshme, janë bërë vështirësitë që fermerët kanë hasur për një periudhë të gjatë në bujqësi e blegtori. Ata janë përballur me pezullimin e pagesave nga OPEKEPE, çmime të ulëta për produktet bazë të prodhuara prej tyre dhe dëme të rënda në sektorin e blegtorisë me një numër të madh të tyre të cilët nuk janë kompensuar. Me këtë pakënaqësi të madhe ata kishin paralajmëruar vazhdimisht protesta kombëtare me qëllim që të kërkesat e tyre të dëgjoheshin. Versus.al

Tags:

greqi

Poll