
Turqi- Një përplasje e ashpër fizike ka shpërthyer në parlament teksa dy ministra të rinj po bënin betimin për të marrë detyrën zyrtarisht.
Tensionet nisën kur deputetët e CHP-së, zaptuan foltoren për të penguar betimin e Akin Gurlek, ministrit të Drejtësisë. Deputetët e AKP-së iu afruan podiumit dhe më pas situata shpërtheu në përplasje fizike mes palëve.
CHP kundërshtoi emërimin e Gürlek, duke ngritur dyshime mbi procedurën dhe statusin e tij si ish-kryeprokuror. Nënkryetari i Kuvendit, Bekir Bozdag, u detyrua të pezullojë seancën për shkak të kaosit.
????????
— Vaziyet (@vaziyetcomtr) February 11, 2026
Osman Gökçek’in Mahmut Tanal’a saldırdığı an:
pic.twitter.com/pzsBZP16m9
Gjatë incidentit, deputeti i CHP-së Mahmut Tanal u lëndua në hundë dhe u dërgua në Spitalin e Parlamentit. CHP kundërshtoi emërimin e Gurlek, duke ngritur dyshime mbi procedurën dhe statusin e tij si ish-kryeprokuror. Versus.al

