BOTA /

VIDEO/ Londra mes zjarreve masive, 225 zjarrfikëse në vendngjarje, evakuohen 100 persona

Të paktën njëqind njerëz, përfshirë fëmijë, u evakuuan dhe dy të plagosur u transportuan në spital

Shkruar nga M.H
VIDEO/ Londra mes zjarreve masive, 225 zjarrfikëse në vendngjarje,
Pamje nga vendngjarja

Një zjarr masiv ka përfshirë një nga pallatet në bllokun e banesave 6-katëshe në Dagenham, në lindje të Londrës, orët e para të mëngjesit të sotëm.

Të paktën njëqind njerëz, përfshirë fëmijë, u evakuuan dhe dy të plagosur u transportuan në spital.

Deri tani nuk raportohet për viktima dhe as për shkakun e zjarrit, teksa janë publikuar nga BBC edhe pamjet e frikshme të flakëve që përpijnë godinën.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë rreth 225 zjarrëfikëse dhe forca të tjera për të shuar flakët që kishin përfshirë një bllok të gjerë banesash.

Rreth orës 7:30 të mëngjesit, shërbimi zjarrfikës tha se zjarri po prodhonte tym të fortë dhe këshilloi banorët vendas të mbanin dritaret dhe dyert të mbyllura.

Ndërkohë Komisioneri i Brigadës së Zjarrfikësve të Londrës, Andy Roe, tha se:

 “Ndërtesa ka një sërë çështjesh të sigurisë nga zjarri të njohura për Brigadën e Zjarrfikësve të Londrës. Një evakuim i plotë i njëkohshëm i ndërtesës u krye menjëherë dhe një operacion i rëndësishëm kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar”.

Për të përballuar zjarrin janë vendosur mjete ajrore pa pilot , si dhe shkallët 64 dhe 32 metra që përdoren si pika vëzhgimi për të vlerësuar zjarrin dhe për ta shuar me ujë nga lart, shtoi ai.

VIDEO/ Londra mes zjarreve masive, 225 zjarrfikëse në vendngjarje,
Zjarrfikësit teksa shuajnë flakët

/ Versus.al

Poll