BOTA /

VIDEO - Masakra në Sidnei: Të paktën 10 të vdekur nga të shtënat në festën hebraike

Raportet flasin për dy arrestime, por ende nuk dihen motivet e krimit

Shkruar nga Versus

VIDEO - Masakra në Sidnei: Të paktën 10 të vdekur nga

Të paktën 10 të vdekur në sulmin në plazhin Bodai të dielën në mëngjes. Një incident serioz dhune me armë ka ndodhur në Bondi Beach, në periferitë lindore të Sydney-t, ku vecc viktimave, Policia e New South Wales konfirmon se ka pasur dhe 12 persona të plagosur qw u dërguan në spitale. Sulmi ndodhi ndërsa në plazh po zhvillohej një festë hebraike Hanukkah. Dy autorwt janw arrestuar.  

Dëshmitarët thonë se rreth orës 6:40 të pasdites sipas orës lokale të dielës, dy burra dolën nga një automjet në Campbell Parade, pranë Bondi Pavilion, dhe hapën zjarr. Videot e regjistruara nga kalimtarët thuhet se tregojnë dy burra të veshur me të zeza duke qëlluar pranë plazhit.

Sipas të njëjtave informacione, janë përdorur armë zjarri të fuqishme, ndërsa autoritetet vlerësojnë se janë qëlluar disa herë. Dëshmitarët okularë flasin për shumë të plagosur, ndërsa ka edhe raportime të pakonfirmuara për të vdekur, pa asnjë konfirmim zyrtar nga policia deri më tani.

Numri i të vdekurve në Sydney është "më i lartë se sa është raportuar", tha ambasadori i Izraelit në Australi, Amir Maimon , për Channel 12 News .

Nuk kishte informacione specifike për një sulm të afërt, tha Maimon pasi foli me autoritetet australiane, por kishte pasur paralajmërime për mundësinë e sulmeve terroriste.

"Që nga 7 tetori, kemi parë një sërë veprimesh kundër komunitetit hebre dhe institucioneve të tij, një seri që vetëm është intensifikuar", tha Maimon, duke shtuar se ai ka deklaruar publikisht në shumë raste se "nëse do të zgjohesha një mëngjes dhe do të mësoja se një hebre ishte dëmtuar fizikisht, nuk do të habitesha " .

Në të njëjtën kohë, ai tha se ishte "i tronditur nga kjo vrasje masive dhe nga pamundësia e qeverisë australiane për ta parandaluar atë".

Forca të mëdha policie, ambulanca dhe shërbime të tjera emergjente janë thirrur në vendngjarje, ndërsa zona është rrethuar. Autoritetet po u kërkojnë të gjithë atyre që ndodhen aty pranë të kërkojnë strehim. "Kushdo që ndodhet në zonë duhet të strehohet. Policia është në vendngjarje dhe më shumë informacion do të publikohet sapo të jetë i disponueshëm", tha Policia e NSW në një deklaratë.

Incidenti ndodhi në një kohë veçanërisht të ngarkuar, pasi mijëra vendas dhe turistë ishin në plazh, pas një dite me temperatura që arrinin 30 gradë Celsius. Në të njëjtën kohë, të dielën në mbrëmje, në zonë po zhvillohej një aktivitet për të festuar festën hebraike të Hanukkah, të quajtur "Hanukkah pranë Detit", e cila ishte reklamuar si një aktivitet familjar.

Një zëdhënës i Kryeministrit Australian, Anthony Albanese, u citua gjithashtu të ketë thënë: "Jemi në dijeni të një situate aktive sigurie në zonën Bondi. I nxisim ata që janë në zonë të ndjekin udhëzimet e Policisë së Uellsit të Ri Jugor".

Sipas informacioneve, dy burra janë arrestuar, megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga Autoritetet për numrin e saktë të të plagosurve ose gjendjen e tyre shëndetësore.

Poll