BOTA /

VIDEO/ Megaoperacion në Greqi! Kapet kokainë me vlerë 5.5 milionë euro në portin e Selanikut! Ja ku ishte e fshehur!

Informacioni fillestar në lidhje me kontejnerin e drogës arriti në policinë greke nga kolegët e tyre britanikë

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Megaoperacion në Greqi! Kapet kokainë me vlerë 5.5
Pamje nga operacioni

Greqi- Në portin e Selanikut në Greqi është sekuestruar një kontenier me 271 kilogramë kokainë me vlerë mbi 5.5 milionë euro, i ardhur nga Amerika Latine.

Mega operacioni u zhvillua nga policia greke në bashkëpunim me autoritetet britanike, pas marrjes së informacionit nga kolegët e tyre nga Agjencia Kombëtare Kundër Krimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Pas identifikimit të kontenierit në Selanik më 6 gusht 2025, droga u la të kalojë deri në destinacionin përfundimtar në Aspropyrgos të Athinës, ku policia arrestoi tre anëtarë të organizatës kriminale, të cilët po prisnin të merrnin kokainën.

Në operacion u zbulua se droga ishte fshehur në një kasafortë të modifikuar brenda kontenierit. Një prej të arrestuarve refuzoi kontrollin policor dhe u arrestua edhe për mosbindje, ndërsa në banesën e tij u gjet edhe një sasi e vogël kokainë.

Hetimet tregojnë se organizata ka një strukturë profesionale dhe vepron ndërkombëtarisht, duke trafikuar sasira të mëdha droge nga Amerika Latine drejt Greqisë për fitime të paligjshme.

Në mesin e të arrestuarve janë një 47-vjeçar përgjegjës për koordinimin e grupit, një 32-vjeçar që merrej me shpërndarjen e kokainës dhe një 40-vjeçar pronar i një kompanie transporti, i cili siguroi ambientet dhe masat e sigurisë për nxjerrjen e drogës.

Përveç drogës, u sekuestruan kontenieri, dy automjete, 655 euro para të gatshme, katër telefona celularë dhe pajisje të ndryshme të kompanisë transportuese.

Vlera e drogës së kapur arrin mbi 5.5 milionë euro./Versus.al

 

Poll