BOTA /

VIDEO/ Çmenduri apo trend? Si po i thyejnë të rinjtë kockat për tu zgjatur disa centimetra. Ja sa paguajnë për operacionet në Turqi

Mjekët paralajmërojnë se ndërhyrja e zgjatjes së këmbëve mund të sjellë rreziqe serioze shëndetësore, përfshirë komplikacione gjatë shërimit dhe efekte afatgjata në lëvizshmëri

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Çmenduri apo trend? Si po i thyejnë të rinjtë

Procedurat kirurgjikale të zgjatjes së këmbëve po shënojnë rritje të ndjeshme në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa gjithnjë e më shumë të rinj po i drejtohen kësaj ndërhyrjeje për të rritur gjatësinë e tyre trupore.

Operacioni, i cili konsiderohet intensiv dhe i dhimbshëm, përfshin thyerjen kirurgjikale të kockave të këmbës dhe më pas zgjatjen graduale të tyre përmes pajisjeve mjekësore gjatë një periudhe disa mujore. Procedura është gjithashtu e kushtueshme dhe kërkon një proces të gjatë rikuperimi.

Mjekët paralajmërojnë se ndërhyrja mund të sjellë rreziqe serioze shëndetësore, përfshirë komplikacione gjatë shërimit dhe efekte afatgjata në lëvizshmëri. Megjithatë, pavarësisht paralajmërimeve, procedura po promovohet gjithnjë e më shpesh si një mënyrë për të “rregulluar” gjatësinë trupore.

Kritikët argumentojnë se ky trend po ushqen një perceptim të dëmshëm dhe “toksik” të maskulinitetit, duke nxitur presion social mbi pamjen fizike të burrave.

Në një episod të podcast-it “Underground:UK”, disa burra që i janë nënshtruar kësaj ndërhyrjeje rrëfejnë përvojat e tyre, arsyet që i shtynë drejt vendimit dhe ndikimin që operacioni ka pasur në jetën e tyre më pas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Daily Mail (@dailymail)

Poll