Greqi- Pasagjerët e një fluturimi nga Korfuzi për në Gjermani përjetuan momente paniku kur motori i avionit u përfshi nga flakët.
Aeroplani Condor B757-300, me destinacion Duseldorfin, gjatë ngritjes dhe në një lartësi prej afërsisht 1,500 metrash, motori i tij i djathtë filloi të merrte flakë. Në atë kohë, avioni po fluturonte mbi portin e Korfuzit dhe qytetarët dhe vizitorët dëgjuan një zhurmë shurdhuese.
Mediat greke shkruajnë se avioni bëri një kthesë rrethore, pra u kthye djathtas dhe lëvizi paralel me pistën. Më pas u drejtua në veriperëndim të Korfuzit, në lartësi prej 6,000 dhe 8,000 këmbësh, duke u drejtuar drejt aeroportit të Brindisit në Itali. Versus.al







